Ka filluar mbajtja e vazhdimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
I pari i Kuvendit Kadri Veseli ka hapur seancën në të cilën si pikë e rendit të ditës është debati parlamentar lidhur me parimet programore të Qeverisë së Kosovës.
Seanca kohë më parë është thirrur nga opozita, por nuk iu është përgjigjur pozita, me arsyetimin se debati parlamentar për programin qeverisës duhet të bëhet në momentin e finalizimit dhe prezantimit të tij nga ana e Qeverisë, transmeton Indeksonline.
Vazhdimi i kësaj seance është vendosur nga Kryesia e Kuvendit, e cila po ashtu ka vendosur që të martën të mbahet një seancë tjetër, ku pikë e rendit të ditës është interpelanca e kryeministrit, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.


















