Seanca konstituive vazhdon sot nga ora 11:00

E publikuar: 23/05/2025 00:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nga ora 11:00, ka njoftuar Kuvendi.

Pardje për të nëntëmbëdhjetën herë me radhë dështoi konstituimi i legjislaturës së nëntë të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Deputetët e partive opozitare s’e mbështetën formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kryeparlamentarin, të cilin e propozoi kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Me këtë formë të votimit erdhi pas dështimit radhazi të kandidates së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, për t’u bërë kryeparlamentare.