Seanca konstituive e Kuvendit të martën në ora 10:00, ky është rendi i ditës

E publikuar: 14/04/2025 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër, më 15 prill 2025, seancën konstituive të legjislaturës së nëntë, duke shënuar hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura me 9 shkurt.

Seanca do të zhvillohet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, me fillim nga ora 10:00.

Sipas njoftimit zyrtar, rendi i ditës përfshin këto pika:

Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
Betimi i deputetëve,
Zgjedhja e kryetarit të kuvendit,
Zgjedhja e nënkryetarëve të kuvendit.