Seanca e sotme e Kuvendit, shtyhet për afat të pacaktuar

E publikuar: 23/11/2017 11:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka kërkuar që seanca e sotme të vazhdojë javën tjetër.
Avdullah Hoti i LDK-së, ka propozuar që vazhdimi i seancës së sotme të mbahet të hënën në orën 10:00, shkruan Lajmi.net.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli para se ta lëshonte sallën kërkoi që kjo seancë të vazhdojë nesër.

I mbetet Kryesisë së Kuvendit të vendos se kur do të vazhdojë kjo seancë.