Seanca e Kuvendit të Prishtinës po vazhdon me këshilltarët e LDK-së e të PDK-së

E publikuar: 29/09/2015 11:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas largimit të këshilltarëve të Vetëvendosjes dhe aleatëve të saj në qeverisjen e Prishtinës, seanca e Kuvendit ka vazhduar me këshilltarët e Lidhjes Demokratike dhe të Partisë Demokratike, të cilët kanë shumicën e përbërjes së Kuvendit
Këta të fundit refuzuan që në rend të ditës të përfshiheshin çështje që lidhen me urbanizmin, siç kishin dhënë ultimatum qysh më herët se çdo çështje që lidhet me kompetencat e Liburn Aliut do ta refuzonin, raporton Koha.net.

Tani seanca e Kuvendit po vazhdon me shqyrtimin e buxhetit të Komunës për vitin 2016.