Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku i pari i Kuvendit Kadri Veseli ka thirrur për një minutë heshtje për viktimat e sulmit të djeshëm në Las Vegas të Amerikës si dhe për albanologun kanadez, Robert Elsie, transmeton Indeksonline.
Ndërkohë këto janë pikat e rendit të ditës për seancën e sotme:
Këto janë pikat e rendit të ditës:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare,
5. Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së, për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.