Seanca e 100-ditëshit të Qeverisë vazhdon nesër

E publikuar: 02/08/2021 21:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me kërkesë të të gjitha grupeve parlamentare, debati për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti 2 është ndërprerë, për të vazhduar nesër.

Seaca e thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës, do të fillojë nesër prej orës 10:00.

Duke u nisur nga ajo se sot u adresuan shumë kritika drejt Qeverisë, të cilat sollën edhe përplasje mes deputetëve, pritet që edhe nesër të vazhdohet një debat i tillë.