Së shpejti zbret TVSH-ja për rrymën

E publikuar: 08/05/2015 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Financave, Avdulla Hoti, ka thënë se shumë shpejt TVSH-ja mbi rrymën do të zbret përgjysmë.

“Në kuvend dhe komision shpejt do të vjen ligji për TVSH që zbret ngarkesën në çmimin e energjisë elektrike nga 16 ne 8 %”, ka thënë Hoti në senancën e sotme parlametare, ku po debatohet lidhur me Peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të Energjisë Elektrike.

“Unë kam marr pjesë në punimet e komisionit. Gjithashtu jemi duke përpiluar edhe skemat sociale për njerëzit në nevojë dhe vazhdimin e përkrahjes për këto familje.Ne do të kujdesimi në mbikëqyrjen dhe rishikimin e vendosjes së tarifave të energjisë elektrike”, tha Hoti.