Grupi informatik amerikan ”Microsoft” tha se sistemi i ri i operimit Windows 10 do të dalë këtë verë në 190 shtete dhe do të jetë i disponueshëm në 111 gjuhë.
”Vazhdojmë të bëjmë progres të madh dhe ndajmë me ju sot lajmin se ‘Windows 10′ do të jetë i disponuseshëm në 190 shtete dhe 111 gjuhë”, tha zëvëndëspresidenti i ”Microsoft”-it, Terry Myerson duke theksuar se është krijuar për disa tipe pajisjesh si PC, smartphone dhe pajisje që funksionojnë me anë të internetit.
Data e saktë e daljes nuk është bërë ende e ditur.
Grupi amerikan po bashkëpunon edhe me Xiaom-in për të eksperimentuar Windows 10-ën.
Ai gjithashtu bëri të ditur partneritetin me kompanitë ”Tencent” dhe ”Lenovo” për të ndihmuar klientët në Kinë që të kalonin në sistemin Windows 10.
”Microsoft”-i theksoi se sistemi i ardhshëm i operimit do të ofrojë mundësinë e lidhjes pa fjalëkalim duke përdorur metoda teknologjike biometrike si njohja me anë të fytyrës.