Sipas një raporti nga Business Insider, Facebook po punon për krijimin e një aplikacioni për pajisjet mobile që shfaq lajmet më të fundit. Ky aplikacion do t’i japë mundësi gjigantit të rrjeteve sociale që të sfidojë Twitter-in, e cila është aktualisht platforma më popullore për ndjekjen e lajmeve.
Aplikacioni po testohet për momentin nga Facebook, dhe do të lejojë përdoruesit të ndjekin dhe marrin lajmet më të fundit nga mediat më të rëndësishme. Këto media do të dërgojnë informacionet më të fundit tek të gjithë ndjekësit e tyre në momentin që shfaqet ndonjë lajm i rëndësishëm.
Njoftimet do të përmbajnë një tekst me jo më shumë se 100 karaktere dhe një lidhje të uebsajtit të medias.