Gradualisht Microsoft ka përmirësuar asistentin virtual Cortana duke integruar inteligjencën e e-mail-it por jo drejtpërdrejte në Outlook.
Kjo pritet të ndryshojë së shpejti. Burime të afërta me planet e Microsoft Outlook, thonë se kompania është duke testuar Cortanan në Outlook për iOS dhe Android.
Me integrimin e Cortana, përdoruesit mund të dëgjojnë dhe tu përgjigjen e-mail-eve me zërin e tyre.
Diçka e tillë do të jetë shumë e dobishme gjatë drejtimit të makinës. Raportohet se Microsoft me integrimin e Cortana do të mundësojë leximin e mesazheve me audio përmes Bluetooth të makinës.
Aktualisht testimet janë të brendshme dhe deri tani përshtypjet kanë qenë pozitive. /PCWorld Albanian