Së shpejti dalin në shitje pilulat që luftojnë plakjen

E publikuar: 11/06/2016 01:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një pilulë e ‘rinisë’ që ka për qëllim të përmirësojë dëmin që bëhet nga demenca dhe sëmundjet e tjera të lidhura me plakjen, do të jetë e gatshme për t’u përdorur pas dy viteve.

Pilula do të krijohet duke kombinuar tridhjetë vitamina dhe minerale që njihen gjerësisht për përfitimet e mëdha shëndetësore dhe do të merret si një pilulë dietë.

Testet e hershme të formulës, e cila përmban përbërës si vitaminë B, C, D dhe ekstrakt të çajit të gjelbër kanë qenë dramatik, thonë shkencëtarët. Ata besojnë se kjo pilulë do të ngadalësojë përparimin e sëmundjeve neurologjike si ajo e Alzheimerit dhe Parkinsonit.

Testimet e kësaj pilule treguan se ajo mund të ndikojë në prodhimin e më pak radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë plakjen.