“S’duhet të jeni frikacakë”, Macron-aleatëve: Lufta është në tokën tonë, duhet të kemi guximin që kërkohet

E publikuar: 05/03/2024 19:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti francez, Emanuel Macron u ka kërkuar aleatëve të Kievit që të reagojnë dhe të tregojnë guxim, disa ditë pasi ai u përball me reagime për diskutimin e dërgimit të trupave në Ukrainë.

“Ne sigurisht po i afrohemi një momenti në Evropën tonë ku do të ishte e përshtatshme të mos jesh frikacak”, u tha Emmanuel Macron emigrantëve francezë që jetojnë në Pragë, sipas Sky News.

Ai tha se Franca dhe Republika Çeke ishin “të vetëdijshme se lufta është kthyer në tokën tonë [në Evropë], se disa fuqi që janë bërë të pandalshme po zgjerojnë çdo ditë kërcënimin e tyre për të na sulmuar edhe më shumë dhe se ne do të duhet të jetojmë me historinë dhe guximin që kërkohet”.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje se çfarë do të thotë kjo. Macron u përball me kritika nga disa aleatë pasi sugjeroi se trupat perëndimore mund të dërgoheshin në Ukrainë gjatë një konference muajin e kaluar.

Zyrtarët francezë më vonë thanë se presidenti kishte për qëllim të nxiste debatin dhe se idetë përfshinin trupa jo luftarake në role të tilla si çminimi, mbrojtja e kufirit ose trajnimi i forcave ukrainase.

/TCH