Scott: Nuk i bëjmë presion Serbisë për ta njohur Kosovën, edhe pse ai është i mirë

E publikuar: 23/03/2018 16:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duam që marrëveshja ndërmjet Serbisë e Kosovës të jetë e qëndrueshme, ka deklaruar ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott.

Ai, siç njofton FoNet, ka përgënjeshtruar pohimet se SHBA-ja po bën presion ndaj Serbisë që ta njohë Kosovën, edhe pse, ka tërhequr vërejtjen, ai do të ishte i mirëseardhur.

Serbia vetë duhet ta gjejë marrëveshjen për statusin me Kosovës, ka thënë.

“Serbia duhet të vendosë për rrugën e vet. Ne, Qeveria ime dhe më shumë se 100 vende të botës e kemi njohur Kosovën, e për çfarë të dy palët do të dakordohen, varet nga ato”, ka deklaruar Scott, transmeton Koha.net

Ne themi se njohja e Kosovës është e mirëseardhur, por ne nuk shohim asnjë presion ndaj Serbisë që të bëjë këtë gjë, ka përsëritur Scott.

Ai ka shtuar se SHBA-aj është për të ndihmuar, porse dialogun e udhëheq Bashkimi Europian.

“Natyrisht se me interesim të madh e përcjellim dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës. Po të na drejtoheshit, ne jemi aty, natyrisht ne përcjellim çdo detaj, nëse mund të japim ndihmë, ne duam marrëveshje ndërmjet Serbisë e Kosovës”, tha Scott, përcjell Koha.net.

Në pyetjen nëse Perëndimi është për marrëveshje kompromis, ai tha se fundja çdo marrëveshje është kompromis.

E di se nëse Serbia dëshiron të shkojë në BE, duhet ta gjejë zgjidhje për statusin e Kosovës dhe për marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën, sepse BE nuk do importim të problemeve te vetja, deklaroi ambasadori.

Në pyetjen nëse Rusia dëshiron të përfshihet në dialog për Kosovën, Scott tha se nëse palët në dialog mendojnë se duhet të përfshihen edhe të tjerë, kjo është zgjidhja e tyre.