Lajme të mira në kampin gjerman një ditë para gjysmëfinales se Europianit ndaj Francës që do të luhet në stadiumin Velodromme të Marseilles. Bastian Schweinsteiger dhe Benedikt Howedes do të jenë të gatshëm për sfidën nga “Gjelave”, pasi janë stërvitur rregullisht me Grupin dhe nuk kanë shfaqur probleme fizike. Të martën mesfushori dhe mbrojtësi e shqetësuan jo pak stafin teknik, pasi qëndruan jashtë grupit, por një ditë më pas gjithcka ishte Ok dhe Low mund t’i aktivizojë titullarë. Një clirim i madh ky për trajnerin e “Pancerave”, i detyruar të bëjë disa ndryshime në formacion pas probleme që shfaqën disa lojtarë gjatë dhe pas cerekfinales së fituar me 11 metërsha me Italinë.
Gjithsesi, Mario Gomez, Sami Khedira dhe Mats Hummels mbeten mungesa të sigurta, sulmuesi dhe mesfushori për arsye dëmtimi ndërsa mbrtojtësi ka plotësuar numrin e kartonëe të verdhë. Rikthimi Zhvajnit por edhe gjendja e mirë e Howedes i jep më shumë qetësi tranerit Low, që pritet të hedhë në fushë ndaj “bluve” një formacion me rreshtimin 4-2-3-1 me Neuer në portë, Kimmich, Howedes, Boateng e Hector në mbrojtje, para tyre Schweinsteiger e Kroos, ndërsa Muller, Ozil e Draxler do të jenë në mbështetje të Mario Gotzes.