Scholz e pranon humbjen godet AfD’në: Rezultat i hidhur, e djathta ekstreme është diçka që s’duhet kurrë ta pranojmë

E publikuar: 23/02/2025 19:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kancelari në largim i SPD, Olaf Scholz e ka pranuar humbjen në zgjedhje.

Ai thotë se është një “rezultat i hidhur”, pasi pranon shkallën e humbjes. Ai falënderoi anëtarët e partisë për angazhimin e tyre në fushatë.

Scholz përgëzon CDU/CSU dhe Merz në veçanti, duke pranuar detyrën e tyre për të formuar qeverinë e ardhshme.

Ai kthehet gjithashtu kundër AfD-së së ekstremit të djathtë, pasi thotë se SPD ka një histori të gjatë luftimi për demokracinë dhe thotë se e djathta ekstreme është diçka që “nuk duhet ta pranojmë kurrë”, transmeton Gazeta Express