Schmid: E dimë rëndësinë e vizave, por demarkacioni mbetet kusht

E publikuar: 26/10/2017 11:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid,

Pas takimit, Sekretarja e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid, ka kërkuar që Kosova t’i bëjë reformat e nevojshme. Sipas saj, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionin vazhdojnë të jenë detyrat kryesore që Kosova duhet implementuar.

“Dera jone është e hapur për Kosovën dhe duhet te behën reformat e nevojshme. aho ka përmendur reformat ne edukim dhe ekonomi. Luftimi i krimit te organizuar dhe korrupsionit vazhdon te jetë”

Ajo thotë se e dinë nevojën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Por, duhet të ecet përpara me ratifikimin e demarkacionit dhe luftimin e korrupsionit. E e dimë se sa te rëndësishme është liberalizimi i vizave është per Kosovën por Kosova ka kusht ato qe tashme janë te ditura  siç janë luftimi u korrupsionit krimit të organizuar dhe demarkacioni”, ka thënë ajo.

Sipas saj, implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit janë absolutisht të nevojshme, dhe ka  të bëjë me përmirësimin dhe rritjen e standardit në Kosovë.Sa i përket dialogun të Kosovës me Serbinë të lehtësuar nga BE, ajo thotë se dyja vendet duhet të avancojnë për të mirën e stabilitetit në rajon, dhe thotë se është kyç për Kosovën dhe Serbinë në rrugën e tyre evropiane