Scardian Sigurime lanson pakot SCARDIAN PRONA, për sigurim të shtëpisë dhe pronës, që fillon prej 49.90€ në vit

E publikuar: 20/11/2015 19:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

SCARDIAN PRONA ofron 3 pako të sigurimit të shtëpisë dhe pronës, për rreziqe si zjarri, vjedhja, dhe shumë dëmtime të tjera, dhe atë me çmime të papara më parë në tregun e sigurimeve të Kosovës.

Pas lansimit te KASKO SCARDIAN, Scardian Sigurime vazhdon me ofrim të produkteve të volitshme dhe inovative, dhe sjellë benefite në tregun e sigurimit shtëpiak, që përdoruesit më parë nuk i kanë pasë:

1.Për herë të parë në tregun e Kosovës, në web-faqen www.scardian.com, përmes kalkulatorit PRONA, të interesuarit menjëherë mund ta marrin çmimin e sigurimit për pronën e tyre, përderisa zakonisht marrja e një oferte të tillë në tregun e sigurimeve mund të zgjatë me ditë.

2.Për herë të parë, mund të sigurohen banesat dhe shtëpitë pavarësisht madhësisë apo vjetërsisë së tyre.

3.Pronarët e banesave/shtëpive mund të zgjedhin nga tri pako të ndryshme – PRONA Kompakt, PRONA Komod, dhe PRONA Komplet, varësisht çka dëshirojnë të sigurojnë.

4.Poashtu, një ofertë e veçantë është Sigurimi nga Aksidentet personale, që është pjesë e pakos PRONA Komplet, ku nëse dikush pëson aksident dhe lëndohet brenda pronës së siguruar, qoftë familjar, madje edhe mysafir, Scardian, merr përsipër shpenzimet mjekësore për trajtimin e tyre.

5.Dhe ndër risitë kryesore, që është me interes të veçantë për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë Kosovës, dhe dëshirojnë ta sigurojnë pronën e tyre në Kosovë, tani mund ta bejnë atë në Scardian, pasi që Scardian mer në sigurim edhe shtëpitë e pabanuara.

Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Scardian, Dr. Blerim Pushkolli ka spjeguar në detaje produktin “Prona Scardian”.

“Prona Scardian” që fillon prej 49.90€ në vit, është produkt për të cilin jemi të bindur se do të plotëson nevojat e klientëve në përgjithësi. Poashtu, ne e ofrojmë këtë sigurim edhe për bashkëatdhetarët në Diasporë, që dëshirojnë ta sigurojnë pronën e tyre në Kosovë, edhe nëse është e pabanuar, dhe atë pa dallim në çmim.

“Njëkohësisht, me anë të kalkulatorit që e kemi publikuar në web-faqe, çdokush mund të

marrë ofertën brenda pak minutash, on-line dhe shumë lehtë. Qëllimi i SCARDIAN Sigurime është të minimizojë traumat dhe shpenzimet e klientëve në rast të fatkeqësive eventuale, që ata të vazhdojnë përditshmërinë e tyre sa më shpejt pas ndodhjes së fatkeqësive.”, ka shtuar Pushkolli.

Klikoni këtu për të parë reklamën Scardian PRONA: