SBASHK-u i zhgënjyer me vendimin e Kushtetueses për shfuqizimin e Ligjit për pagat

E publikuar: 01/07/2020 21:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, nuk ka pritur që Kushtetuesja të hedhë poshtë Ligjin për paga të ish-Qeverisë Haradinaj.

Jasharaj tha se në këtë ligj është punuar shumë nga ish-Qeveria Haradinaj dhe SBASHK-u.

“SBASHK ka pritur aplikimin e këtij ligji në dhjetor të vitit të kaluar, por Kushtetuesja ka punuar gjashtë muaj në këtë ligj sikur të ishte me mijëra faqe. Është zhgënjim tepër i madh. Ne jemi në hall, pasi mësimdhënësit kanë pritur aplikimin e këtij ligji. Kam frikë se në shtator do të ketë kërkesa sindikale”, tha Jasharaj në RTV Dukagjini, duke aluduar në mundësinë e grevave në arsim.

Ndryshe, Avokati i Popullit e kishte dërguar ligjin për paga në Kushtetuese për shkak të ankesave të një pjese të sindikatave. Gjykata Kushtetuese hodhi dje poshtë në tërësi ligjin për paga, duke e quajtur antikushtetues./GS/.