SBASHK-u i kunderpërgjigjet Avdullah Hotit (VIDEO)

E publikuar: 28/04/2015 21:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lutfi Mani, nenkryetar i parë i SBASHK, ka thanë se me veprimet e qeverisë nuk asht mashtrue SBASHK por asht mashtrue vetë qeveria.

Mani keto komente i ka n’emisionin politiko-satirik’ Rrokum Roll’ me Fidan Jupollin në Televizionin Rrokum.

Ai ka thanë se qeveria po don me pague pagën e pervojës në bazë të pagës së vitit 2008, e jo të pagës së fundit minimale e cila n’arsimin fillor asht 405 euro.

Mani ka thanë se nese dikush në ketë shtet i ka dikujt borxh ata janë mesuesit, tue shtue se edhe po t’i bahej atyne rroga 1000 euro, nuk shlyhet borxhi ndaj tyne.

E në lidhje me ketë problem ka reague edhe ministri i Financave Avdullah Hoti.


Ai ka shkrue ne Facebook se nuk ka asnji arsye për mbajtjen e grevës n’arsim.

Hoti ka shkrue se ne pagat e Prillit, qe paguhen t’Ejten, ka me u pague pervoja e punes prej 0.5 per qind per cdo vit te pervojës, perfshi ketu edhe pervojën nga viti 2008 qe deri me tash nuk asht llogarit.

“Ne ketë grup kanë me hye 24 mijë arsimtarë dhe 4 mijë staf administrativ/teknik, nderkaq deri me tash janë pague për pervojë vetem 19 mijë arsimtarë”, ka shkrue Hoti në Facebook.

Hoti ka shtue se me keto masa, arsimtarët duhet me tregue gadishmeni per angazhim ma të madhë dhe cilësi, e jo te lanë pa mesim mbi 420 mijë nxanes.

Hoti ka ftue te gjithë arsimtarët me reflektue sepse shoqnia kosovare vertet ju ka borxh atyne per mundin e bamë me dekada, por edhe ata kanë obligim ndaj shoqnise qe po i trajton arsimtarët ma mirë se cilen do kategori prej të punësuemve ne sektorin publik.

Pagat e tyne sot janë ma te naltat ne sektorin publik dhe sa dyfishi i pagave ne sektorin privat.

Ndryshe sa i perket kesaj cashtje, SBASHK vazhdimisht ka insistue se nese nuk zbatohet në tanësi Kontrata kolektive kanë me hye në grevë, tue leshue rrugë për disa cashtje por jo edhe pervojën e punës.