I Dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë në Bruksel se autoritetet e Kosovës e dinë që në bisedimet me Serbinë duhet folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Për asociacionin ka marrëveshje të arritur më 2013. Mendoj që është e qartë për Prishtinën që për të duhet të flitet”, është shprehur Sarrazin për Tanjug.
Lidhur me gjendjen aktuale në dialog, ai ka vlerësuar se ka tensione.