Sarkozy: Nuk është koha për luftë me Rusinë

E publikuar: 10/09/2015 11:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka thënë se fakti që Perëndimi po përgadit një skenë të re për zhvillimin e një luftë të ftohtë me Rusinë, është një gabim i madh në këtë kohë.

Në “La Figaro”, Sarkozy ka thënë për Perëndimin Rusia është e nevojshme për përfundimin e konflikteve në Siri, dhe të fitojë betejat kundër Shtetit Islamik, transmeton Indeksonline.

Ish-presidenti, një politikan që ngadalë po kthehet në qendër të vëmendjes politike, ka thënë se Rusia duhet të ulet në tavolinë me partnerët evropian dhe SHBA-në.

“Rusia duhet të kthehet në G8, të ndërpriten sanksionet, dhe Evropa duhet të rivendosë dialog për përfitim të ndërsjellë me Moskën”, ka thënë Sarkozi.