
Një krim në familje ka ndodhur pak pas mesnate në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 6 të qytetit, pak pas ndërrimit të viteve. Mësohet se Afrim Uzo ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten dhe më pas veten.
Sipas policisë së Sarandës, Lina Uzo, 50 vjeç, e kishte denoncuar edhe më parë dhunën e të shoqit.
Ndaj saj, gjykata kishte lëshuar një urdhër mbrojtjeje.