…Por vogëlushi London Noor ka lidhur 5 javë para kohe
Për këtë eksperiencë të vështirë, Sara Hoxha, ka vendosur të flasë ditën e sotme, duke qenë se siç ka shpjeguar dhe ajo vetë, nëntori është muaji i ndërgjegjësimit për lindjen e parakohshme.
“Pesë javë më herët, London erdhi në këtë botë. Deri në atë kohë, kisha lexuar djetra libra dhe kisha parë lloj-lloj videosh, por asgjë nuk mund të më kishte përgatitur për një fëmijë të parakohshëm. Edhe pse kishte një peshë të vogël dhe nuk ushqehej dot me gji, London dëshmoi se ishte luftëtari më i fortë që njoh. Të gjitha netët që e ruaja dhe e vëzhgoja nga afër nëse frymëmarrjen e kishte të rregullt ia vlejtën. Nnëtori është muaji i ndërgjegjësimit për lindjen e parakohshme kështu që dhuroni një përqafim, jepni ndihma në maternitetin tuaj ose bëni gjithçka që keni mundësi për të mbështetur këto familje.”- ka shkruar Hoxha në postimin prekës.

Sara Hoxha dhe moderatori i njohur në Top Channel Ledion Liço kurorëzuan në martesë dashurinë mes tyre duke sjellë në jetë edhe vogëlushin, një gëzim mjaft i madh në familjen e trashëgimtares së Top Channel.
/Gazeta Express

















