Nga stomaku i një pensioniste nga Rusia kirurgët hequr më shumë se 150 gozhda dhe vida, dhe jo vetëm kaq.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një 74 vjeçe të cilën në spital e kishin sjellë për një problem krejtësisht të ndryshëm (kardio-vaskulare), por shqyrtimi i mëtejshëm zbuloi gjëra të tmerrshme.
Sipas mjekëve që kryen operacionin, fyti i pacientes ishte në gjendje ideale, por pasi i bënë një kontroll të mëtejshëm zbuluan përmbajtjen e papritur të stomakut: mjekët kuptuan se brenda stomakut kishte gozhda dhe vida, si dhe gjëra të tjera të metalta.
Për këtë, mjekët vendosën t’i bënin një kirurgji të menjëhershme nën anestezi të përgjithshme. /Telegrafi/