Football Soccer – Croatia v Portugal – EURO 2016 – Round of 16 – Stade Bollaert-Delelis, Lens, France – 25/6/16 Portugal head coach Fernando Santos celebrates after the game REUTERS/Gonzalo Fuentes/ Livepic
Fernando Santos i gëzohet kualifikimit të Portugalisë në cerekfinalet e Euro 2016-të. Fitorja e vuajtur në kohën shtesë ndaj Kroacisë falë një gol të Ricardo Quaresmas ka lënë të kënaqur trajnerin e përfaqësueses luzitane, me 61-vjecarin që tashmë shpreson se Portugalia mund ti shkojë deri në fund kompeticionit që po zhvillohet në Francë.
” Është një moment i madh gëzimi për të gjithë ne. Ishte një ndeshje e vështirë midis dy skuadrave shumë të forta. Kishte shumë ekuilibër në këtë takim dhe duhet të tregoheshim gjakftohtë dhe të luftonim deri në fund. Mendoj se kemi zhvilluar një ndeshje të madhe dhe ndoshta e kemi merituar kualifikimin. Edhe Kroacia u paraqit shumë mirë por ne ishim më konkretë përpara portës. Besoj shumë te kjo skuadër dhe kam bindjen se do të avancojmë shumë në këtë Europian”.
Shumë i mërzitur u shfaq në konferencën për shtyp trajneri i Kroacisë Ante Cacic, i cili theksoi se skuadra e tij nuk e meritonte humbjen. “Kërkuam të shënonim me cdo kusht në minutat e fundit të shtesës dhe u ndëshkuam nga një kundërsulm”, deklaroi trajneri i përfaqësues ballkanase. Kemi luajtur mirë gjatë gjithë ndeshjes por fati nuk ishte me ne, tashmë duhet të shohim nga e ardhmja dhe e ardhmja për ne është Kupa e Botës, Rusi 2018, shtoi më pas Ante Cacic. Zhgënjimi për atë eliminim të papritur nuk mungoi as në fjalët e Ivan Rakitic. Mesfushori i Barcelonës theksoi se nga ky europian u eliminua skuadra që kishte luajtur futbollin më të bukur deri tani./supersport.al/