Ambasadori i Moskës në Mbretërinë e Bashkuar – Andrei Kelin
Ambasadori i Moskës në Mbretërinë e Bashkuar – Andrei Kelin, pohoi se sanksionet e vendosura kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, kanë dështuar të arrijnë qëllimet e tyre.
Ai kështu u shpreh për Sky News, ndërsa mbrojti tregtinë e vazhdueshme me Evropën pavarësisht tensioneve të rritura, duke thënë se “biznesi është i pastër”, transmeton Klankosova.tv.
Kelin gjithashtu vlerësoi se furnizimi me armë nga Perëndimi, duke përfshirë Britaninë, në Ukrainë ishte “i keq”, pasi vazhdonte konfliktin, i cili ai pretendoi se do të ishte më i keq për Kievin në afat të gjatë.
“Qëllimi i sanksioneve ishte para së gjithash të prishnin jetën normale të rusëve, në mënyrë që ata të thonë se [Vladimir] Putini e ka gabim. Pika e dytë e sanksioneve ishte dëmtimi sa më i madh i ekonomisë ruse. Pika e tretë ishte ndryshimi i personelit politik. Pra, asnjë nga këto qëllime nuk është arritur nga sanksionet”, tha ambasadori.