Huawei ka shtyrë debutimin e një laptopi të ri Windows në një afat të pacaktuar tha shefi i divizionit konsumator të Huawei Richard Yu për CNBC.
Produkti duhej të debutonte në Shangai këtë javë por sanksionet tregtare Amerikane kanë kufizuar aftësinë e Huawei për të përdorur procesorët Intel dhe softuerin e Microsoft.
Yu e përshkroi situatën si famëkeqe dhe tha se laptopi do të kishte debutuar këtë javë. Vendosja e Huawei në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara bëri të kompania të tërhiqte produktin.
Detajet rreth laptopit mungojnë përtej asaj se do të ishte anëtari më i ri i familjes MateBook. Në Kongresin Mobil Botërore në Shkurt, Huawei prezantoi MateBook 14 dhe përditësoi linjën MateBook X Pro.
Asnjëri prej tyre nuk ka dalë në shitje ende. Në fillim të kësaj jave disa media raportuan se Huawei kishte ndalur prodhimin dhe zhvillimin e kompjuterëve laptopë.
Microsoft ka zgjedhur heshtjen lidhur me heqjen e laptopëve Huawei nga dyqanet online. Kompjuterët janë një prej sukseseve më të mëdha konsumatore të Huawei. /PCWorld Albanian