Sanksione ndaj mbështetësve të ISIS-it në Jemen

E publikuar: 26/10/2017 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetet e Bashkuara dhe një grup shtetesh të Gjirit Persik kanë vendosur sanksione ndaj disa individëve dhe entiteteve të akuzuara për mbështetjen e Shtetit Islamik dhe Al Kaidës në Jemen.

Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin tha në një fjalim që mbajti në kryeqytetin Rijad të Arabisë Saudite se kjo masë merret bazuar tek përfundimet e Qendrës Kundër Financimit të Terrorizmit, një grup i drejtuar bashkarisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite.

Në këtë grup marrin pjesë edhe Bahraini, Kuvaiti, Omani, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.