SanDisk prezantoi kartat SD dhe microSD që funksionojnë në temperatura ekstreme

E publikuar: 05/10/2017 23:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

SanDisk publikoi një seri kartash SD të shpejtësisë së lartë të cilat funksionojnë në kushte ekstreme klimaterike.

Kartat, të parat të këtij lloji, funksionojnë nga temperatura -40 gradë celsius deri në +85 gradë celsius.

Të njohura me emërtimin Industrial Line, ato vinë në formatet SD (8 dhe 64GB) dhe microSD (8 dhe 128GB.)

Ato janë dizajnuar për aplikimet industriale si kamerat e mbikëqyrjes, dronët, fabrikat apo pajisjet e rrjeteve.

Kartat kanë shpejtësi leximi prej 50MB/s dhe shkrimi prej 80MB/s. Ato kanë një teknologji të rifreskimit automatik i cili mbron skedarët nga korruptimi.

Specifikat janë impresive sidomos rezistenca ndaj temperaturave të larta. Megjithatë shtrohet pyetja, a kemi nevojë me të vërtetë për të tilla karta SD? /PCWorld Albanian