Real Madridi synon ta transferojë Alexis Sanchezin e Arsenalit gjatë verës, nëse Cristiano Ronaldo largohet nga Bernabeu, sipas raportimeve të fundit nga Spanja.
26-vjeçari, që aktualisht është i lënduar, ka shënuar gjashtë herë në 12 ndeshje sivjet, transmeton koha.net.
“Don Belan” raporton se Reali është duke vëzhguar disa lojtarë si zëvendësim potencial për Ronaldon, kontrata e të cilit skadon më 2018, por që pritet të largohet gjatë muajve të ardhshëm, pasi “është lodhur nën urdhrat e trajnerit Rafa Benitez”.
Sanchez është transferuar te “Topçinjtë” nga Barcelona në vitin 2014 dhe ka kontratë katër vjeçare.