Sanchez largohet nga Arsenal

E publikuar: 08/04/2017 12:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi kilian ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën me Arsenal, duke kërkuar që të ndërrojë ambient gjatë verës.

Alexis Sanchez ka refuzuar të rinovojë kontratën e tij me klubin londinez dhe tani çdo gjë mes tyre duket se ka marrë fund.

Prej kohësh kjo gjë pritej teksa Sanchez kishte kërkuar prej kohësh largimin nga Arsenali për shkak se dëshironte një rritje page, por edhe faktin se do të luajë në një ekip ku do të luftojë për trofe të rëndësishëm.

Në garë tashmë për shërbimet e kilianit janë futur disa ekipe të njohura si Juventus, Chelsea dhe PSG.