San Antonio rikthehet te fitoret, mposht Denverin

E publikuar: 27/12/2018 09:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë janë luajtur dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

San Antonio Spurs i është rikthyer fitoreve pas humbjes në derbin teksasian kundër Houston Rockets.

“Mamuzet” kanë triumfuar si vendas në palestrën AT&T kundër skuadrës së Denver Nuggets me rezultat 111:103.

Periudha e parë dhe e katërt ishte e mjaftueshme për ekipin e Spurs që të arrijnë të korrin edhe një triumf.

Basketbollisti më efikas te vendasit ishte DeMar DeRozan me 30 pikë ndërsa tre më pak i shtoi laMarcus Aldridge.

Juan Hermangomez regjistroi ‘double-double’ në saje të 27 pikëve dhe 11 kërcimeve gjersa malik Beasley shtoi 22 sosh, por që ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

Pas kësaj, San Antonio ka bilanc prej 19 fitoreve dhe 16 humbjeve ndërsa për Nuggets ky ishte pësimi i 11 kundrejt 22 fitoreve.

Theksojmë se pas dy ditëve këto dy skuadrat do të takohen sërish, por kësaj radhe Denveri do të jetë nikoqir i Spursit. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Detroit 106:95 Washington

Orlando 120:122 Phoenix

Atlanta 121:129 Indiana

Brooklyn 132:132 Charlotte

Miami 104:106 Toronto

Chicago 94:119 Minnesota

Memphis 95:87 Cleveland

Dallas 122:119 New Orleans

L.A Clippers 127:118 Sacramento