Samsung Electronics tha ditën e Mërkure se do të krijonte një qendër kërkimore për inteligjencën artificiale.
Qendra e re e inteligjencës artificiale do të bashkëpunojë së bashku me qendrat kërkimore në industrinë mobile dhe atë të produkteve elektronike për konsumatorët.
Gjithashtu gjigandi Korean ndërmori hapat e nevojshëm për fuqizimin e një roli ekzekutiv i cili do të jetë përgjegjës për kërkimin e sektorëve të rinj për të bërë biznes për tre bizneset kryesore të kompanisë.
Young Sohn do të jetë CSO i cili do të eksplorojë mundësitë e reja të biznesit. Sohn ishte ai që udhëhoqi blerjen e Harman International nga Samsung për 8 miliard dollar në Nëntor të vitit të kaluar.
Ai është mbikëqyrës i Qendrës për Inovacionin dhe Strategjitë pranë Samsung me zyra në San Jose dhe San Francisco të SHBA-ve.
Kjo lëvizje erdhi thuajse një muaj nga ngarkimi në role ekzekutive një gjeneratë të re drejtuesish duke shuar zëra e një vakumi në lidership pas arrestimit të Jay Y. Lee. /CIO Albanian