Samsung shpëton Opera Max me një version të ri: Samsung Max

E publikuar: 23/02/2018 19:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung do të zëvendësojë Opera Max me aplikacionin e tij të privatësisë dhe kursimit të të dhënave Samsung Max.

Kompania shprehet se Samsung Max ka një ndërfaqe dhe dizajn të ri që duhet ta përmirësojnë ndjeshëm eksperiencën krahasuar me versionin e harruar të Opera.

Edhe pse i dedikohet kryesisht përdoruesve në vendet në zhvillim, aplikacioni mund të shkarkohet nga të gjithë.

Sapo hapet për herë të parë, aplikacionin skanon telefonët tanë për të identifikuar aplikacionet që konsumojnë më së shumti të dhëna.

Vazhdimisht Samsung Max do të kompresojë imazhe, video, muzikë dhe uebfaqe. Nëse jeni prej atyre që përdorni vazhdimisht Wi-Fi publike, aplikacioni ka disa veçori privatësie si enkriptimi i rrjeteve dhe hotspoteve të pambrojtur me një të klikuar.

Madje ka një bllokues gjurmimi dhe fshehje të DNS.

Përdoruesit e telefonëve Samsung mund ta shkarkojnë aplikacionin nga Google Play dhe Galaxy App Store. /PCWorld Albanian