Samsung prezantoi telefonin e dytë me dy kamera të pasme: Galaxy J7 Plus

E publikuar: 17/09/2017 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ashtu siç pritej Samsung prezantoi sot telefonin e dytë me dy kamera të pasme, Galaxy J7 Plus.

Ndryshe nga Note 8 i cili vjen me dy kamera 12 megapiksel, J7 Plus ka një sensor 13 megapiksel dhe një lente tjetër shoqëruese 5 megapiksel e cila shërben për të manipuluar fokusin e fotove pasi ti keni realizuar.

Pjesa tjetër e telefonit është ajo që mund të prisni nga një telefon i rangut të mesëm: procesor me tetë bërthama 2.39 Ghz, 4GB RAM, 32GB memorje të brendshme si dhe krijimin e kloneve të aplikacioneve Instagram dhe WhatsApp.

Me ekran 5.5 inç Full HD AMOLED, dizajn metalik, bateri 3,000 mAh dhe çmim 400 dollar, J7 Plus është një prej telefonëve më të mirë të rangut të mesëm.

Telefoni del në shitje më 22 Shtator. /PCWorld Albanian