Deri më sot, të blini një disk solid multi terabajtësh, u duhej të paguani një pasuri. Për të blerë një SSD në kapacitetin mesatar të HDD duhej të shpenzonit të paktën 1,000 dollarë apo më shumë.
Ky hendek edhe pse është zvogëluar, qëndron aty me Samsung që premton ta eliminojë përgjithnjë.
Kompania premtoi një SSD për masat, 860 QVO me memorie V-NAND.
Kjo linjë do të jetë e disponueshme nga 16 Dhjetori për 150 dollarë për modelin 1TB, 300 dollarë për modelin 2TB dhe 600 dollarë për modelin 4TB.
Tashmë mund të përdorni SSD-në jo vetëm për të instaluar sistemin operativ por edhe për të ruajtur të dhënat pa u shqetësuar për koston.
Disqet kanë shpejtësi leximi prej 550MB/s dhe shkrimi prej 520MB/s. Megjithatë kjo shpejtësi bie kur nuk përdorni “cache.” /PCWorld Albanian