Samsung Galaxy S6 edge i mbijeton testit të rënies [Video]

E publikuar: 30/03/2015 18:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Samsung krenohet me xhamin mbrojtës Corning Gorilla Glass 4 që ka përdorur tek Galaxy S6 edge, dhe ka një arsye të mirë për këtë.

Si ana e pasme e telefonit, ashtu edhe ekrani 5.1 inç Super AMOLED, i lakuar në të dy anët, mbrohen nga xhami më i fundit i kompanisë Corning.

Videoja e mëposhtme, e shfaqur në YouTube, demonstron fortësinë e këtyre paneleve të përdorura tek Galaxy S6 edge, pas testimit të rënies në një mënyrë brutale.

Në video, gruaja tregon fillimisht se si ekrani punon normalisht, pastaj e hedh telefonin tri herë në dysheme. Rezultati ishte i pabesueshëm, pasi telefoni nuk pësoi asnjë dëmtim, por funksionoi shumë normalisht. Njerëzit që janë të interesuar të blenë një telefon të tillë inteligjent, mund t’ju interesojë shumë ky fakt. /krokodili.al/