Telefoni më i fundit i Samsung, Galaxy A9, është i pari në botë me katër kamera të pasme.
Kompania tha ditën e Enjte se telefoni do të vijë në dy variante: 128GB dhe 512GB memorie.
Gjatë prezantimi shefi i divizionit mobil pranë Samsung DJ Koh tha se si lider global në inovacionin e telefonëve inteligjentë, Samsung e ka kuptuar se inovacioni sot po nxitet nga një botë e rrethuar nga komunikimi vizual.
Telefoni një kamër qendrore 24 megapiksel, një kamër telefoto, një kamër me kënd të gjerë dhe një kamër për thellësi imazhi.
Ideja e një telefoni me katër kamera të pasme është se fotografuesi mund të alternojë rezultatet e lenteve të ndryshme të cilat kanë funksione specifike secila.
Galaxy A9 është një shkallë më lart sesa modeli A7 i cili gjithashtu ishte telefoni i parë me tre kamera të pasme i Samsung.
Specifikat e Harduerit:
- Ekrani: 6.3-inç 1080×2220 piksel 392ppi
- Procesori: Qualcomm Snapdragon 660
- RAM: 6/8GB RAM
- Memoria: 128GB plus karta microSD deri në 512GB
- Kamera: Katër të pasme me sensorë 24-Megapiksel, 8-Megapiksel, 10-Megapiksel dhe 5-Megapiksel; një frontale 24-megapiksel
- Bateria: 3,800 mAh
- Konektiviteti: LTE Cat9 450/50Mbps, Bluetooth 5.0, USB-C, Wi-fi a/b/g/n/ac
Prezantimi i A7 dhe A9 erdhi dy muaj pasi Samsung solli flagshipin Note 9 i cili është telefoni më i shtrenjtë i kompanisë me çmim standard prej 999.99 dollarësh.
Javën e kaluar firma gjithashtu raportoi fitim rekord për tre mujorin e tretë megjithatë biznesi mobil i kompanisë ka rënë me 34% krahasuar me një vit më parë. /PCWorld Albanian