Samsung avancon më shumë në rang global me Galaxy Tab Active2 të përmirësuar, një tablet i optimizuar për bizneset

E publikuar: 21/10/2017 00:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung Electronics Co., Ltd. prezantoi sot Galaxy Tab Active2, një tablet i ri, i ndërtuar për bizneset përmes një dizajni të frymëzuar nga profesionistët me risitë më të fundit nga Samsung.

Galaxy Tab Active2 ndihmon në përshpejtimin e transformimit dixhital të industrive kryesore si: transporti, siguria publike dhe prodhimi duke ofruar një gamë më të gjerë karakteristikash si integrimi biometrik, ekranet me shumë dritare dhe aftësitë e stilolapsit S Pen që funksionojnë në kushte ekstreme të punës, duke rritur produktivitetin dhe fleksibilitetin e punonjësve.

“Samsung Galaxy Tab Active2 u krijua bazuar në feedback-un e konsumatorëve dhe partnerëve dhe është zhvilluar me përpikmëri për të krijuar një kategori krejt të re tabletesh për fuqinë punëtore globale,” tha Suk-Jea Hahn, Yëvendës-Presidenti Ekzekutiv i Samsung Electronics “Global Mobile B2B Team”.

Ne kemi punuar në mënyrë strategjike për të krijuar një ekosistem të madh partnerësh për funksionalitet e zgjeruara përmes bashkëpunimeve me lojtarët kryesorë të industrisë, si IBM, ECOM Instruments, Gamber-Johnson, Ram®Mounts, iKey, Otterbox dhe Koamtac. Me IBM Maximo, ne kemi kënaqësinë të sjellim për herë të parë tek Samsung, veçoritë kryesore të menaxhimit të aseteve të industrisë për punëtorët në terren për të lehtësuar jetën e tyre të përditshme.”

Ndërtimi i një ekosistemi partner me udhëheqësit e industrisë

Samsung Mobile përqafoi një qasje të hapur me partnerët për të zgjeruar përvojën për Galaxy Tab Active2 duke përfshirë IBM Maximo për të integruar aftësitë e Menaxhimit të Aseteve dhe Menaxhimit të Punës.

Duke kombinuar aftësitë e avancuara të menaxhimit të aseteve të IBM me veçoritë e pajisjes siç janë integrimi biometrik, ekranet me shumë dritare dhe aftësitë e stilolapsit S Pen, detyra të tilla si inspektimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve do të jenë më të thjeshta dhe më efikase për punonjësit, pavarësisht kompleksitetit të mjedisit ku ata punojnë.

“Me këtë partneritet IBM Maximo dhe Samsung Mobile B2B po u japin zgjidhje kërkesave gjithnjë në ndryshim të biznesit për pajisjet mobile të industrializuara dhe fuqizojnë teknikët në terren me mjete të reja të dizejnuara për të punuar në vendin dhe kohën që ata zgjedhin,” tha Sanjay Brahmawar, mMenaxher i Përgjithshëm, i IBM Watson IoT Sales.

“Përdoruesit do të jenë në gjendje të kryejnë analiza kritike mbi përditësimin e porosive dhe realizimin e inventarit, në një ndërfaqe intuitive dhe miqësore në një pajisje të fuqishme dhe të besueshme.”

Përveç kësaj, Galaxy Tab Active2 është i profilizuar për automjetet komerciale dhe zbatimin e ligjit nëpërmjet partneriteteve me Gamber-Johnson dhe Ram®Mounts. Partneritetet e tjera sjellin veçori të reja të tilla si mbrojtja nga shpërthimi për industritë e naftës, gazit, farmaceutikës dhe kimikateve me mbështetje nga ECOM Instruments, skanimi i barkodit nga Koamtac, shiritat e dorës nga Otterbox dhe makinat për terren të thyer dhe tastierë portative nga iKey.

Inovacion i frymëzuar nga klienti

Samsung Galaxy Tab Active2 është i çertifikuar me MIL-STD-810, duke siguruar që tableti është i qëndrueshëm për t’i mbijetuar presionit të tepërt, temperaturave, mjediseve, dridhjeve dhe rënieve. Galaxy Tab Active2 ofron veçori për bizneset një kasë mbrojtëse që e mbron nëse bie nga lartësia 1.2m, rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit IP68 dhe opsion më të mirë për prekje të ekranit me doreza dhe me duar të lagura. Këto karakteristika ofrojnë qëndrueshmëri më të madhe në mjedise ekstreme me një dizajn të thjeshtë dhe ndërfaqe për të punuar dhe mbajtur me një dorë.

Risitë më të fundit për punonjësit në terren

Tableti i hollë dhe i lehtë, i projektuar posaçërisht për karakteristikat ergonomike të punonjësve, ka karakteristika që zgjerojnë mjetet e produktivitetit për ata që janë në punë, duke përfshirë një stilolaps S Pen të ri dhe të përmirësuar që sjell opsione të sakta të karakteristikës së inputit në nivel presioni 4096 si dhe funksionin e kontrollimit të ajrit. Stilolapsi S Pen gjithashtu përmban rezistencë IP68 ndaj ujit dhe pluhurit për përdorim në ambiente të jashtme, edhe gjatë shiut, në kushte lagështire.

Duke përdorur kamerën e përparme 5MP dhe kamerën e pasme 8MP me focus automatik, përdoruesit e biznesit do të kenë mundësi të realizojnë fotografi më cilësore për qëllime biznesi, si skanimi i kartave të identitetit dhe pasaportave.

Një skaner i ri i gjurmëve të gishtave ofron siguri më të lartë dhe funksionaliteti i njohjes së fytyrës është një opsion i përshtatshëm për zhbllokimin e pajisjes duke përdorur vetëm një dorë.

Kur tableti bashkohet me sensorët e rinj gyroscope dhe geomagnetic, punonjësit do të përfitojnë gjithashtu nga një gamë e gjerë e aftësive të realitetit të shtuar (AR). AR tani mund të përdoret me Galaxy Tab Active2 për trajnimin e punonjësve dhe shërbimin ndaj konsumatorëve, duke u mundësuar bizneseve të trajnojnë punonjësit në një mjedis real përpara se të punësohen. Tableti përmban gjithashtu funksionin NFC.

Pajisja përmban gjithashtu lidhjen LTE, karikim më të thjeshtë dhe të përshtatshëm me kontroll efiçent të baterisë në pajisje të shumta dhe hapësirë shtesë për lidhje me tastierë opsionale.

Kërkesa për menaxhimin dhe sigurinë e bizneseve

Samsung Galaxy Tab Active2 iu ofron bizneseve mundësi për të rritur sigurinë, e mbështetur nga platforma mbrojtëse Knox dhe autentifikim të përshtatshëm biometrik, duke përfshirë një skaner të ri të gjurmëve të gishtave që ofron përmirësim të besueshmërisë së sigurisë dhe njohjes së fytyrës për aksesim më të përshtatshëm pa përdorur duart.

Samsung Galaxy Tab Active2 do të jetë në dispozicion nga Tetori i vitit 2017 në tregjet e përzgjedhura. Për më shumë informacion mbi Galaxy Tab Active2 vizitoni http://www.samsungmobilepress.com, http://news.samsung.com/galaxy ose www.samsung.com/galaxy.