Sampdoria ka mposhtur Juventusin me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit italian, Serie A.
Ecuria pozitive e Zonjës së Vjetër është ndalur të dielën në Luigis Ferraris nga Sampdoria, të cilët e kanë kthyer me këmbë në tokë kampionatit aktual të Italisë.
Golat në këtë takim u shënuan nga Duvan Zapata (52’), Lucas Torreira (71’) dhe Gianmarco Ferrari (79’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Gonzalo Higuan (90+) dhe Paulo Dybala.
Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht sulmuesi Zapata, i cili u vlerësua me notë 8.5.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e Juventusit, Woijciech Sczcesny, i cili u notua me 6.2. /Telegrafi/
Sampdoria:
Paraqitje të mirë patën edhe Torreira, Ferrari dhe Quagliarella
Juventus:
Te Juve dështuan edhe Lichtsteiner dhe Chiellini

















