Të qenit trajner i Bluve nuk i intereson për momentin përzgjedhësit të Kilit.
Jorge Sampaoli është i fokusuar në punën e tij dhe aspak në spekulimet që e lidhin atë me një kalim tek Chelsea.
Guus Hiddink u bë për herë të dytë menaxher i Bluve deri në fund të sezonit, pas shkarkimit të Jose Mourinhos, si rezultat i ndeshjeve të dobëta.
Natyra e kontratës të nënshkruar nga Hiddink do të thotë se spekulimet për atë se kush do të jetë menaxher i skuadrës nga Stamford Bridge ende vazhdojnë.
Sampaoli është një nga emrat më të përmendur, por ai ka mouhuar të jetë i interesuar për këtë gjë.
“E ardhmja ime varet nga zgjedhjet për president të ri të federatës më 4 janar”.
“Mbetet të shihet nëse atij do t’i pëlqejë projekti ynë”.
“Para se të dëgjoj për oferta të reja, dua që të prezantoj projektin e ri”.