Samourai Wallet, portofoli i monedhave kriptografike detyrohet nga Google të heqë funksione sigurie

E publikuar: 09/01/2019 05:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samourai Wallet bëri të ditur nisur nga politikat tejet kufizuese të Google të heqë disa funksione sigurie nga portofoli.

Zhvilluesit kanë kërkuar disa përjashtime për rregulloren e re të miratuar nga Google por ky i fundit i ka refuzuar.

Me hidhërim ju bëjmë me dije se kemi ç’aktivizuar disa funksione sigurie me versionin 0.99.04 të Samourai Wallet që do të lëshoi ditën e nesërme. Vendimi u mor për shkak të politikave kufizuese që Google ka vendosur të implementojë për të parandaluar mashtrimet,” shkruhej në njoftimin e kompanisë.

Tre funksionet e ç’aktivizuara janë “Stealth Mode”, “SIM Switch Defence” dhe “Remote SMS Commands.”

Samourai tha se kishin kërkuar nga Google lëshime në këtë drejtim me arsyetimin se përdoruesit të cilët mbështeten tek këto funksione do të jenë më pak të sigurtë dhe më shumë të ekspozuar.

Por gjigandi i teknologjisë i kishte refuzuar. “Samourai Wallet do të ishte hequr nga Google Play Store nëse nuk u bindeshim,” tha kompania.

Tre funksioneve jetike të sigurisë

Këto veçori kanë qenë pjesë e Samourai Wallet që nga 2015-ta ku debutoi për herë të parë. Ato janë opsionale dhe mund të ç’aktivizohen. Deri më sot asnjë portofol nuk ofron funksione të tilla dhe me shumë gjasa askush nuk do ta bëjë pas këtij precedenti.

Një prej tre funksioneve, “SIM Switch Defence” shërben për të paralajmëruar ata përdorues kartat SIM të të cilëve ishin duke u hakuar për shkak të sigurisë së dobët të aplikuar nga operatori celular.

Stealth Mode” fsheh aplikacionin e portofolit duke të mbrojtur nga hakerët që kanë akses fizik në smartfon.

E fundit, “Remote SMS” është një funksion për ata që kanë humbur telefonin dhe mund të fshijnë çdo gjë në portofol për të parandaluar humbjen e fondeve.

Ekipi i Samourai shpreson që ti risjellë këto veçori në Play Store në të ardhmen nëse Google e lejon. Ndërsa ato do të ofrohen për versionet e Samourai Wallet që shkarkohen jashtë Play Store siç është rasti i shkarkimeve direkt nga F-Droid premtoi Samourai. /PCWorld Albanian