Në Slloveni sapo ka fillue Samiti i Bërdos, ku janë mbledh ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, e ku kanë me u diskutue për perspektivën europiane të shteteve të rajonit, në mënyrë që me rritë reformat e nevojshme politike, socio-ekonomike e institucionale për integrim sa ma të shpejt në Bashkimin Europian.
Në samit asht i pranishëm edhe komisioneri për Politika Europiane të Fqijësisë dhe Zgjanimit i Bashkimit Europian, Johannes Hahn dhe shefat e diplomacive të Francës, Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë.
Kosova në ketë samit perfaqësohet nga zavendëskryeministri i Parë i Republikës, njiherësh edhe ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, i cili perpara fillimit të samitit ka shtrëngue duart me homologun e tij serb, Ivica Dacic, raporton rrokum.tv.
Thaçi gjatë kesaj pershëndetje me Dacic’in ja ka ba të ditun homologut të tij serb së asht koha që Serbia me u fokusue në perspektivën europiane, e me u largue nga mendësia e së kaluemes dhe me u fokusue në zbatimin e marrëveshjeve t’arrituna për normalizimin e raporteve me Republikën e Kosovës.