Samiti i Procesit të Brdo-Brionit mbyllet me thirrjen që Kosovës t’i hiqen vizatPresidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i ka kërkuar Bashkimit Europian që ta mbyllë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, si dhe t’ia japë Bosnjë e Hercegovinës statusin e shtetit kandidat për anëtarësim.
Pas samitit të Procesit të Brdo-Brionit, Pahor tha se kishte dallime të mëdha në qëndrime mes shtetesh, por që sipas tij, u morën vesh që bisedimet të jenë forma e vetme për t’i zgjidhur çështjet.
“Takimi u mbyll me sukses për dy arsye: diskutimet kanë qenë mjaft të mira dhe kemi dashur të insistojmë që të jemi më të bashkuar. Por ka disa gjëra që na ndajnë, por duhet të kuptojmë se ku janë këto dallime”, tha presidenti slloven.
Ai tha se BE-ja duhet ta përshpejtojë procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe t’i ndihmojë vendet në çështjen e energjisë elektrike dhe furnizimit me ushqime.
“Kur u përgatitëm për konferencë, kishim disa dallime. Niveli i besimit nuk është në nivelin më të lartë të munshdëm. Gjatë fazës përgatitore për konferencë, ne kuptuam se ndoshta do të jetë e vështirë ta organizojmë këtë takim. Kjo nuk do të jetë pengesë për Ballkanin Perëndimor. Më vjen mirë që të gjithë kanë marrë pjesë në Samit. Kishim dallime të mëdha, por e kuptuam se nuk mund t’i zgjidhim këto dallime, prandaj u përqendruam në aspektet e përbashkëta”, tha ai.Në takimin e sotëm të Procesit të Brdo-Brionit morën pjesë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.