Antonio Costa, president i Këhillit Evropian i është drejtuar me letër anëtarëve të këtij këshilli, lidhur me takimet që do të zhvillohen me 18 dhe 19 dhjetor, për të diskutuar çështjen e Ukrainës dhe sigurinë në kontinentin evropian, si dhe, kornizën Shumëvjeçare Financiare të Bashkimit Evropian për vitet 2028-2034.
Costa ka thënë edhe se, ai po pret me padurim që të takohet me ta qysh me 17 dhjetor, kur është edhe Samiti i Bashkimit Evropian – Ballkani Perëndimor, i cili do të nis nga ora 18:00.
‘’Dëshiroj t’ju ftoj në takimin tonë të dhjetorit të Këshillit Evropian. Do të zhvillojmë diskutime thelbësore, me fokus prioritar në dy çështje: Ukrainën dhe sigurinë në kontinentin tonë; si dhe Kornizën Shumëvjeçare Financiare të Bashkimit Evropian për vitet 2028-2034.
Pres me padurim t’ju shoh që një ditë më herët, të mërkurën më 17 dhjetor, në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, që fillon në orën 18:00’’, thuhet mes tjerash në letrën e Costas.

















