Sami Lushtaku e mundë Bekim Jasharin

E publikuar: 08/02/2018 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas zënkave të vazhdueshme mes kryetarit të Komunës së Skenderajit Bekim Jasharit dhe ish-kryetarit Sami Lushtaku, kanë filluar që qytetarët e kësaj pjese të ndahen se kush është fitues i këtij “maçi”.
Një faqe interneti në Skenderaj, ka matur votuesit në Skenderaj se kush do të bëhej kryetar i kësaj komune nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diele.

Në garë sipas po të njëjtës faqe shihen të jenë Sami Lushtaku dhe Bekim Jashari.

Në sondazhin e organizuar nga kjo faqe interneti, qytetarët kanë shprehur gatishmërinë që komunën e Skenderajit të e merr Sami Lushtaku, e jo kryetari aktual.

Bekim Jashari në zgjedhjet lokale ishte përkrahë nga partia e PDK-së e po ashtu edhe nga vetë Sami Lushtaku.
Kundër kandidat i vetëm i Jasharit ishte Isa Fejzullahu nga LDK.