Sami Kurteshi: Sistemi i drejtësisë është në kaos të vërtet

E publikuar: 23/12/2015 14:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre subjektet politike opozitare edhe sot kanë mbajtur një konferencë për media.
Temë e tyre kësaj radhe ishin vendimet e gjyqësorit ndaj deputetëve të opozitës.
Ish-avokati i popullit njëherit anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka thënë se sistemi i drejtësisë është në kaos të vërtet, ndërsa i ka quajtur të pakuptimta vendimet e gjykatave për deputetët opozitarë, ku sipas tij për dyshime të njëjta janë marrë masa të ndryshme.
Disa nga ta gjenden në arrest shtëpiak e disa të tjerë në paraburgim.