Samanta vjen atraktive në të zezë (FOTO)

E publikuar: 07/11/2017 17:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja atraktive, Samanta Karavella, ka realizuar së fundmi një sesion mjaft atraktiv fotografik.
Bukuroshja e cila është në përgatitje të krijimeve të reja muzikore, sërish është kujdesur që të impresionojë.

Ajo la mbresa të mëdha me stilin ku me sutjena ngjyrë vjollcë e xhaketë gjysmë transparente të zezë, flokë të rrafshëta dhe makijazh të thjeshtë – tregoi se është prej femrave më atraktive shqiptare.

Ndryshe, para pak ditësh ajo solli edhe fotosesionin e ri provokativ nga shtrati.

Samanta gjatë verës ishte mjaft aktive, duke impresionuar me performancat e saj dhe hitin “Zemrën Maje”.

Ndërkaq, për të s’ka spekulime rreth jetës private, duke qenë prej femrave më së paku e përfolur për jetën private në mediat shqiptare.

Samanta prej kohësh është pjesë e e Max Team, që përkujdeset për muzikën dhe klipet e saj dhe menaxhon aktivitetin në koncerte.