Sapo ka publikuar projektin e saj më të ri të titulluar “Asnjo si unë”.
Megjithëse kënga u pëlqye shumë duke arritur një numër të madh klikimesh në kanalin Youtube në vetëm pak orë të publikimit, ajo mori edhe disa kritika, transmeton Telegrafi.
Teksti i kësaj kënge është në zhargonin e përditshëm, dialekt që flitet në Kosovë.
Në rrjetet sociale fansat nuk janë shprehur dakord me të kënduarin e këngëtares, duke thënë se kjo nuk është gjuhë e përditshmërisë së tyre.
Samanta nuk është këngëtarja e parë nga Shqipëria që këndon në këtë dialekt, këngët e të cilave janë pëlqyer dhe dëgjuar nga publiku shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri.